Demonstratë në Edinburg në mbështetje të pavarësisë së Skocisë nga Britania (fotot)

23/11/2022 21:10

Një demonstratë e gjerë u zhvillua sot në Edinburg në mbështetje të pavarësisë së Skocisë nga Britania, pasi gjykata e lartë e kësaj të fundit refuzoi kërkesën për referendum.

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon në fjalën e saj u zotua ta kthente votën e zgjedhjeve të ardhme britanike në një votë ‘de facto’ për pavarësi, pas bllokimit të kërkesës së saj nga gjykata për mbajtjen e referendumit pa aprovimin e Londrës.

Sturgeon shtoi se vendimi i gjykatës së lartë ekspozonte “gënjeshtrën” se Skocia mund të dilte me vullnetin e saj nga Britania e Madhe.

Ajo shtoi se respektonte vendimin e gjykatës por akuzonte qeverinë se po tregonte ‘përçmim’ ndaj vullnetit demokratik të Skocisë.

Partia e saj SNP në pushtet do të presë tashmë zgjedhjet e 2025 për të kërkuar ndarjen nga Londra pas më shumë se 300 vjetësh.

“Ne duhet të gjejmë mjete të tjera demokratike e kushtetuese që populli skocez të shprehë vullnetin e tij”, shtoi Sturgeon.

Në Edinburg aktivistët mbanin pankarta me mbishkrime si “Skocez, nuk është britanik” dhe thonin se zërat e tyre po bëhen të heshtin.

Protestuesi David Turner tha se refuzimi i Londrës vetëm sa e forcon mbështetjen për ta arritur vetë objektivin.
“Ata mund të përpiqen të na ndalojnë por ka vetëm një rrugë drejt pavarësisë”, shtoi ai.

Mes protestës u shfaqën dhe disa kundër-protestues anti-pavarësi me pankarta si “Duam të qëndrojmë në Britani”.

Në Londër kryeministri Rishi Sunak quane vendimin “të qartë dhe definitiv” teksa bënte thirrje që politikanët të punonin së bashku, si në jug e në veri.

Por liderët e SNP thonin se Sunak nuk ka një mandat demokratik dhe është bërë kryeministër vetëm me votat e konservatorëve britanike.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel