Bayerni i Mynihut bën goditjen e parë në merkato, për sezonin e ardhshëm.
Gjigantët gjermanë kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin 25-vjeçar austriak, Konrad Laimer, i cili do të tranferohet në Mynih në qershorin e vitit të ardhshëm.
Prej 2017-ës Laimer është pjesë e Leipzigut në Bundesligë, ku numëron 167 ndeshje dhe 11 gola, por i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovimin e saj.
Nga muaji janar Laimer është i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, megjithatë mediat në Gjermani raportojnë se austriaku ka arritur marrëveshjen me Bayernin dhe ka refuzuar ofertat e Chelsea-t e Liverpoolit.
Një rol të rëndësishëm në vendimin e Laimer ka luajtur edhe trajneri Nagelsmann, pasi të dy kanë punuar edhe te Leipzig, ndaj tani do të kenë mundësinë të bashkohen te Bayerni.
Vlen të theksohet se gjermanët po lëvizin me shpejtësi drejt futbollistëve me parametra zero, teksa pas Laimer, synimi i radhës është firma me Marcus Thuram, sulmues francez i Borussia Monchengladbach, që gjithashtu do të jetë i lirë në fund të sezonit./ Super Sport
Top Channel