Video/ Momentet e rënda kur elefanti i stresuar shembet përtokë teksa goditet për t’u ngjitur në kamion në Tailandë (fotot)

22/11/2022 16:06

Në disa pamjet të publikuara së fundmi shihet një elefant që rrihet brutalisht nga kujdestarët e tij teksa detyrohet të ngjitet në një kamion në Tailandë, derisa shembet përdhe prej stresit dhe humbjes së ekuilibrit.

Pamje tregojnë elefantin e quajtur Plai Tongkhun që tërhiqet drejt kalimit në kamion, në provincën Surin në verilindje të Tailandës.

Pamjet e rënda që datojnë nga 17 nëntori, tregojnë elefantin që ngacmohet prej njerëzve me litarë dhe shkopinj të gjatë, për ta nxitur të ngjitet në kamion.

Teksa elefanti stresohet nga provokimet, ai tenton të ngjitet në kamion përpara se të bjerë së prapthi.

Kafsha qëndron palëvizur për disa çaste para se një nga kujdestarët e kap nga koka për të risjellë përsëri në këmbë.

Rrjedhimisht kafsha zgjohet dhe ringrihet në këmbë, dhe kujdestari i tij ringjitet në kurriz për ta drejtuar.

Sujitta Jumjit, një kalimtar që pa incidentin, tha: “Plai Tongkhun ishte në gjendje të irrituar dhe kujdestarët po përpiqeshin ta çonin përsëri në kamp. Ai kishte probleme me sytë prej sekrecionev të periudhës së irritimit kështu që mund të ketë humbur ekuilibrin dhe ra nga kamioni”.

Gjendja e irrituar besohet se vjen prej sezonit të çiftimit dhe zgjat disa muaj me nivele të larta testosteroni që mund të sjellë trazira dhe përplasje mes elefantëve meshkuj.

Elefantët janë kafsha kombëtare e Tailandës teksa të paktën 2000 besohet se jetojnë në gjendje të egër në vend.

FOTO GALERI
1/5
Një elefant rrihet nga kujdestarët e tij teksa detyrohet të ngjitet në një kamion në Tailandë, derisa shembet përdhe prej stresit

Top Channel