Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi një tjetër sekuestro në tokat e Gjirit të Lalëzit që dyshohet se u tjetërsua përmes një skeme të mirëfilltë kriminale.

Sipërfaqja prej 203 100 metra katrorë tokë në fshatin Shetaj u bllokuan me kërkesë të SPAK që po heton për korrupsion, falsifikim dhe grup kriminal, mbas ekspertizës në një telefon ku dolën në skenë pazaret për të mos apeluar një çështje.

Të dy protagonistët edhe Laho ndryshe Rrumi i Shijakut edhe Irgen Këçuku ish përfaqësues i avokaturës së Shtetit janë vendosur nën hetim. SPAK njofton se ndaj Lahos me emrin e mëparshëm Pëllumb Muharremi u shpall ‘arrest me burg’ në mungesë.

Por ai nuk u gjet në shtëpi dhe ndaj dhe u bë shpallja e tij në kërkim. Në të njëjtin verdikt u dha masë arrest shtëpiak edhe për ish zyrtarin i dyshuar për korrupsion.

Materiali që u bë shkak për hetimet u zbërthye nga telefoni i Rrumit mbas atentatit pranë mbikalimit të Shkozetit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku një ngjarje pas të cilës Rrumit ju sekuestrua telefoni.

Por Rrumi i Shijakut ishte shpallur në kërkim edhe gati një muaj për parë mbas rrëfimit të vëllezërve Beqiraj për disa ngjarje në Durrës.

Sakaq SPAK ka të hapur edhe një dosje tjetër për skemën e tjetërsimit të tokave në Gjirin e Lalëzit , ku sërish rezultojnë të sekuestruara përmbi 200 mijë metra katrorë tokë,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA