Situata në qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike pas reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit.

Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në këtë orë ka patur rreth 30 mm reshje.

Në bashkinë Lezhë në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, ka ulje të nivelit të ujit me rreth 30cm, gjë e cila ka bërë të mundur që  ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme plotësisht.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë Lezhë-Shkodër vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj me superstradën Lezhë-Shkodër, e cila është bërë e pakalueshme.

Nga ana  e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuuar në fshatin Mabë.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të  ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Vazhdojnë të ketë 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuotë kritike.

Lumi Gjadër ka kuota të larta, për shkak të kullimit të fushave, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.

“Sot bazuar në kërkesën e Bashkisë Lezhë, për ndihmë në evakuimin e një kufome ( të vdekuri), nga shtëpia që e cila është e rrethuar me ujë për në banesën e fundit, në fshatin  Malecaj, njësia Balldren, siç ju kemi njoftuar, nga ana e FA, u krye operacioni i evakuimit, me një efektiv prej 10 vetash, dy mjete të kalueshmërisë, një Land Rover dhe një kamion i kalueshmërisë se lartë dhe 2 varka, operacioni  ka vazhduar nga ora 11:00, qe kanë arritur në pikën problematike, deri në orën 12:25. Operacioni është ndjekur nga  Prefekti i Qarkut Lezhë, Kryetari i Bashkisë, Kryetari i njësisë Administrative Balldren, si dhe mediat. Në orën 12.25, operacioni i evakuimit mbaroj me sukses. Duhet theksuar që pjesëmarrësit e FA në operacion, për shkak të pamundësisë së futjes së  mjetit , kanë përshkruar me këmbë një distancë rreth 630 ml, pasi niveli i ujit ishte rreth 70 cm, si dhe bazamenti i tokës i paqëndrueshëm, (ish kënetë)”, sipas njoftimit.

Në orën 12:30 është njoftuar nga strukturat e EC, të bashkisë Lezhë për  shembjen e një muri mbajtës për tokën private, me gjatësi rreth 40 metra dhe lartësi 3 metra por nuk e ka rrezikuar banesën e Gjergj Kamberit në Rraboshtë, në njësinë administrative Kallmet. Me të rënë niveli i reshjeve, nga bashkia do të dërgohet një fadromë për pastrimin e vendit.

Bazuar në kërkesën e bashkisë Lezhë, AKMC, ju drejtua kërkesa për mbështetjen me 200 pako ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet në këtë bashki. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA