Është një krizë që po përsëritet kudo në Europë, e së fundi, ka prekur dhe një zonë të vogël rurale në Francë e cila mund të humbasë qendrën e  vetme mjekësore që ka sepse nuk rekruton dot staf të ri për të zëvendësuar mjekët e dalë në pension.

Mjekët po plaken në Le Vigan, thotë Politico, dhe tërheqja e doktorëve të rinj atje, nuk po funksionon. Në pesë vjet që kërkohen zëvendësues, askush nuk është ofruar të shkojë në këtë qytezë në jug të vendit, që me gjasë, do të kthehet në një tjetër “shkretëtirë mjekësore”, siç po etiketohen tashmë.

Le Vigan, me një popullatë prej rreth 4.000 banorësh nuk është e vetmja zonë e Francës që gjen dot mjekë. Por niveli i sfidës me të cilën ajo përballet i ngjason shumë krizes emblematike që ka përfshirë të gjithë Europën ku mjekët janë ose shumë larg, ose shumë të paktë, ose shumë të vjetër. Gati 7 milionë njerëz në Francë nuk kanë një mjek të përgjithshëm referues. Gjeografikisht, 30 për qind e popullsisë së vendit jeton në një rajon me akses të dobët tek mjekët e përgjithshëm, thotë studiuesi Guillaume Chevillard.

Tani ka më shumë mjekë të përgjithshëm në Francë që dalin në pension sesa të rinj që fillojnë të krijojnë praktikën e tyre në këtë fushë. Dhe problemi i kapercen kufijte e Francës. Më shumë se dy vjet pandemi e sfilitën personelin mjekesor, ndërsa menaxherët e kujdesit shëndetësor dhe qeveritë po përpiqen të mbledhin fuqi punëtore. Mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor në Evropë – rreth 2 milionë – ndihet tashme në mbarë kontinentin, e po shtohen thirrjet për zgjidhjen e këtij ngërci, në në kundërt, problemi i mungesës së mjekëve, do të bëhet edhe më akut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA