26/11 20:56
Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës këtë të martë ku pa nga afër zonat e përmbytura.
Kreu i qeverisë tha se situata e këtyre ditëve vuri në provë dhe cilësinë e investimeve të bëra në infrastrukturë gjatë viteve të fundit.
“Kjo ka qenë provë e madhe se ishte volum i madh reshjesh, por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dhe pjesa hyrjes në qytet, edhe dje, edhe sot, që dikur bëhej liqen, kështu që përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë”, tha Rama.
Më pas kryeministri shkoi dhe në Shkodër, ku pa nga afër zonat e përmbytura dhe konstatoi se situata nuk ishte e rëndë sa ajo e vitit 2010.
Top Channel