Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras.
Policia bën me dije se është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Tepelenë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
Top Channel