Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, brenda udhëtonin tre motra dhe një foshnjë Programi investigativ “Inside Story” në Top Channel është vlerësuar me çmim për gazetarinë investigative nga OSBE.
Çmimi i është akorduar gazetares Esmeralda Keta për dokumentarin “Biznesi i Guroreve”.
“Të marrësh një vlerësim të tillë nga një institucion sikurse është OSBE-ja është gjë që demostron që gazetaria në Shqipëri vlen dhe bën gjëra të mira. Sigurisht që të bësh gazetari nuk është e lehtë, të denoncosh, të shkosh pranë biznesit për të zbuluar se çfarë po fshihet pas asaj që është e dukshme, nuk është e thjeshtë”, tha Keta.
Materiali fitues është vlerësuar si investigimi më i mirë i vitit 2022 për kategorinë “Antikorrupsion”.
Kjo është hera e tretë që ky çmim i rëndësishëm i akordohet gazetarëve të programit “Inside Story”.
Top Channel