“Në veri gjendje e jashtëzakonshme”/ Kërkesat e Alibeajt dhe deputetëve të PD në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

22/11/2022 15:09

Enkelejd Alibaj ka zgjedhur të mos veshë çizmet, por t’i mbështesë banorët e prekur nga përmbytjet nga larg.

I rrethuar nga deputetët e veriut, ligjvënësi demokrat i kërkoi Kryeministrit Edi Rama shpalljen e fatkeqësisë natyrore në tri qarqe: Shkodër, Durrës dhe Lezhë.

Arsyeja e një kërkesë të tillë lidhet me dëmshpërblimin financiar të banorëve të prekur nga vërshimi i ujit.

Alibeaj: Kur prona, pasuria goditet nga një fatkeqësi natyrore, është shteti i cili do duhet t’i kompensojë. Dhe duke qenë se jemi në Kuvendin e Shqipërisë, është ai që përcakton edhe buxhetin përkatës dhe jemi në kohën kur miratohet dhe buxheti. 

Sa herë që ka përmbytje politika është e para që shfaqet krah banorëve të prekur nga përmbytjet. Bashkë me arsyen se pse ka zgjedhur të mos zbresë në terren, Enkelejd Alibeaj nuk harroi të thumbojë as Sali Berishën që nxitoi i pari të ishte pranë shkodranëve të dëmtuar nga fatkeqësia.

Alibeaj: Sa herë ndodhin situata të tilla të rënda, debati politik është ai i cili është i pari që vrapon. Unë sigurisht kam dhe çizme për të veshur në shtëpi dhe për të shkuar atje, por ne kërkojnë të kalojnë nga një nivel të debatit politik në një nivel tjetër më të lartë që është situata ligjore.

Për përmbytjet e orëve të fundit demokratët kanë kërkuar edhe interpelance urgjente më kryeministrin Edi Rama në Parlament.

 

Top Channel