Gara për kreun e ri të SPAK, Kim: Thelbësore, proces transparent! I paprekur nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra

22/11/2022 16:57

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi se gara mes tre kandidatëve për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparente dhe e paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë shqiptare.

Ajo theksoi se kreu i ri i  ri i duhet të jetë i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe të jetë i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri i të jetë (1) i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe (2) i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe.krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë, nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra dhe për këtë shkak kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka lënduar kaq shumë njerëz. SPAK – ashtu si reforma në drejtësi – duhet të ketë të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë”, tha Kim.

Kandidatët të cilët garojnë për postin e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, të tre me pozicion prokurorë të posaçëm në SPAK.

Kujtojmë se më 19 dhjetor përfundon mandati i Arben Krajës, që qëndron në krye të SPAK për tre vite, ndërsa stafetën do ta marrë njëri nga tre kandidatët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA