Art Basel është eventi i përvitshëm, i cili mbledh koleksionistë arti, galeri dhe artistët internacionalë më në zë të momentit, i cili zhvillohet në Basel, Hong Kong, Paris dhe Miami Beach.

Të gjithë personazhet nga Kim Kardashian, Rihanna, Kanye West, Lenny Cravitz dhe Joe Jonas janë të përfshirë në javën e Art Basel.

Një vit më parë ishte Rosalia dhe Lizzo, të cilat elektrizuan ambientin me pjesëmarrjen e tyre dhe Cardi B, e cila pritet të jetë sërish pjesëmarrëse këtë vit.

“Miami Art Basel është vetëm disa ditë larg. Do të thyejmë barriera me protestën e fashion nën logon e ‘House of Mua Mua’, shkruan Elton Ilirjani në rrjetin soacial “Instagram”.

“House of Mua Mua” është brand-i i njohur që vesh emra si Doja Cat, Avril Lavigne etj, i cili e zgjodhi Ilirjanin si imazhin me të cilin nisi sfilata e mbajtur në Neë York Fashion Week. Ky është bashkëpunimi i disatë i tyre.

Protesta do të zhvillohet në datën 29 Nëntor në orën 11:30. Ilirjani dhe personalitete të ndryshme të medias dhe modës do të transportohen me autobus, nga ku do të nisë festa e madhe nën sllogane dhe parulla hera herës kontroverse, aq sa edhe reale.

Ilirjani do të shfaqet 6 ditë radhazi me një veshje të ndryshme dhe pa dyshim do t’i japë njerëzve diçka për të folur dhe komentuar ndërkohë që së bashku me emra të njohur do të  admirojnë veprat e artit kontemporan.

Gjithashtu bie në sy mënyra origjinale e lajmërimit të pjesëmarrjes. Kartmonedha 1 miliard dollarëshe nën logon e “House of Mua Mua” duket e veçantë me fytyrën e biznesmenit shqiptar Elton Ilirjani.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA