Dyshja estoneze mashtroi mijëra njerëz në kriptovalutë, zbulohet shuma marramendëse e fituar

22/11/2022 11:39

Policia në Estoni ka arrestuar dy persona të dyshuar për drejtimin e një mashtrimi me kriptovaluta prej 575 milionë dollarësh që përfshin qindra mijëra viktima.

Sergei Potapenko dhe Ivan Turogin dyshohet se i shtynë njerëzit të investojnë në një shërbim të minierave të kriptomonedhave të quajtur HashFlare dhe një bankë virtuale të rreme të quajtur Polybius, të krijuar nga vetë ata.

Dy 37-vjeçarët përdorën kompani për të pastruar të ardhurat kriminale, duke blerë të paktën 75 prona dhe makina luksoze.

Një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se dyshja akuzohen për mashtrim me telegram dhe komplot për të kryer pastrim parash, krime të dënueshme deri në 20 vjet burg. Dyshja pritet të ekstradohet në SHBA.

Ky mashtrim cilësohet si një nga rastet më të mëdha të mashtrimit në Estoni.

Miniera e kriptove përdor kompjuterë për të gjeneruar monedha virtuale për fitim, një proces që konsumon sasi të konsiderueshme të fuqisë kompjuterike.

Rasti vjen në një kohë nervozizmi të shtuar në tregun e kriptomonedhave, pas rënies së shkëmbimit të dytë më të madh të kriptove në botë, FTX.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA