Aksident i rëndë në Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Zyrtarët nga Ukraina dhe Irani janë takuar për të diskutuar akuzat se Rusia po përdor dronët iranianë në Ukrainë.
Në javët e fundit, Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin për furnizimin me dronë sulmues në Rusi.
Dhe këtë muaj, Teherani pranoi se i kishte ofruar Rusisë drone, por tha se pajisjet ishin furnizuar përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj në shkurt.
Duke folur për takimin e fundit, Oleg Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha për CNN:
“Një takim i tillë eksperti u zhvillua. Nuk mund t’i zbuloj detajet, por mund t’ju siguroj se pala ukrainase vazhdon të marrë masat më drastike për të parandaluar përdorimin e armëve iraniane nga Rusia për luftën kundër Ukrainës”.
Nikolenko u shpreh se gjithashtu se Ukraina e kishte paralajmëruar Iranin për “pasojat e bashkëpunimit”.
Top Channel