Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania duhet të jetë gati që kriza në Ukrainë të përshkallëzohet.
“Në funksion të zhvillimit të luftës dhe dështimeve të dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi gati për një përshkallëzim. Kjo mund të përfshijë shkatërrimin e infrastrukturës”, tha ai në një konferencë.
Scholz deklaroi gjithashtu se udhëtimi i tij i fundit në Kinë ia vlente, pasi i lejoi të dy vendet të ndajnë qëndrimin e tyre të përbashkët kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të tij që të kursejnë energjinë, pasi sulmet e vazhdueshme ruse që kanë përgjysmuar kapacitetin e energjisë së vendit.
Autoritetet thanë se miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin Kiev, mund të përballen me ndërprerje të energjisë të paktën deri në fund të marsit për shkak të sulmeve me raketa.
Top Channel