Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona, dy prej tyre në gjendje më të rënduar.
Përplasja e fortë e dy automjeteve, që ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rriles”, ka lënë të plagosur rënë drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët.
Njëri prej të plagosurve po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihet ende se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Rriles”, janë aksidentuar dy automjete tip ” Ford” me drejtues shtetasit D. Gj. dhe M. M.
Për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët shtetasi F. Gj. dhe shtetasja M. Gj. të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel