Pamjet e mësipërme vijën nga fshati Gjadër në Lezhë, aty ku dalja e lumit nga shtrati vërshoi drejt banesave dhe bllokoi rrugët.

Prindërit shihen teksa marrin përsipër rrezikut dhe transportojnë në krahë fëmijët e tyre në rrugët e mbuluara nga uji.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës së kaluar, Lezha është përfshirë në situatë kaotike.

Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke vërshuar mbi zonat e banuara dhe duke përmbytur qindra hektarë tokë. Si pasojë e vërshimit të ujit është bllokuar edhe rruga Gjadër- Zojz.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel