Një tërmet në ishullin kryesor indonezian Java ka vrarë të paktën 162 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë, sipas agjensisë kombëtare të fatkeqësive.
Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java perëndimore, në një thellësi të cekët prej 10 km (gjashtë milje), sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Dhjetëra njerëz u dërguan në spital, me shumë të trajtuar jashtë. Ekipet e shpëtimit po punonin gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar të tjerët që mendohet se janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura.
Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe të prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq të kthyera në rrënoja në shumë zona.
Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën 162persona kishin vdekur, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion.
Më shumë se 5,000 njerëz ishin zhvendosur në zonën e Cianjur dhe mbi 2,200 shtëpi ishin dëmtuar, shtoi ai. Më herët, guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil tha se më shumë se 700 njerëz u plagosën.
Ai tha se numri i të plagosurve dhe viktimave ka të ngjarë të rritet sepse kishte “shumë njerëz” ende të bllokuar në vendngjarje.
Top Channel