Sulmi në Stamboll, arrestohen 5 vetë në Bullgari/ Turqia nis bombardimet në Siri

21/11/2022 15:07

Pesë persona janë vënë në pranga në Bullgari nën dyshimin se kanë ndihmuar autorët e sulmit me bombë në qendër të Stambollit ku humben jetën 6 persona e u plagosën 81 të tjerë. Zyrtarët turq fajësojnë separatistët kurdë për ngjarjen e rëndë, pretendime këto të cilat grupet kurde i kanë hedhur poshtë me forcë.

Por Ankaraja nuk bindet e se fundi, urdhëroi një operacion ajror në disa territore të banuara nga kurdët në veri të Sirisë dhe ne disa zona në Irak. 11 vetë u vranë në Siri nga bombat e avionëve turq, përfshirë dhe një gazetar, ndërsa në anën irakiane nuk pati viktima.

Një zëdhënës i Forca Demokratike Siriane,  Ferhad Shami, u shpreh se bombardimet turke shkatërruan një spital në Kobani, një stacion elektrik në Derik, dhe disa depo gruri në Dahir al-Arab.

Ndërkohë ishin hetues bullgarë ata që ngritën akuzë ndaj pesë personave të arrestuar në Bullgari nën dyshimin për bashkëpunim në atentatin e Stambollit. Sipas një zëdhënëseje të Prokurorisë bullgare, ata mendohet se i kanë ofruar ndihmë “logjistike” për t’u arratisur njërit prej të dyshuarve.

Zëdhënësja shpjegoi se të arrestuarit në Bullgari kanë ofruar “pas sulmit mbështetje logjistike dhe kanë ndihmuar për komunikimin”.  Sipas njoftimeve të mediave bullgare tre nga të ndaluarit  janë nga Moldavia dhe një tjeter nga një vend arab. Turqia kërkoi ekstradimin e tyre.

Një gjykatë turke urdhëroi së fundi që 17 persona të arrestuar në lidhje me atentatin, mes tyre edhe e dyshuara kryesore e cila është shtetase siriane, të mbahen në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA