“Shteti të vijë me fadroma, jo të sjellë njerëz”/ Qytetari i revoltuar në Gjadër të Lezhës, uji i përmbyt banesën

21/11/2022 10:57

Lumi Gjadër në Lezhë ka dalë nga shtrati gjatë natës duke vërshuar drejt shumë banesave.

Të revoltuar janë shprehur qytetarët të cilët kanë ankesa për bashkinë dhe policinë, pasi sipas tyre nuk po ndërhyhet me fadroma për të mos shkaktuar dëme të mëtejshme.

Shteti nuk duhet të vijë vetëm për të na parë, të sjellin fadromat, nuk duhen njerëz. Është e katërta herë që më futet uji brenda në shtëpi. Shteti ta menaxhojë, ku është fadroma? “- shprehet qytetari i revoltuar.

Një situatë problematike paraqitet në Lezhë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë natës së kaluar. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke vërshuar mbi zonat e banuara dhe duke përmbytur qindra hektarë tokë. Si pasojë e vërshimit të ujit është bllokuar edhe rruga Gjadër- Zojz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA