Përmbytjet në zonën e Shkodër sipas Sali Berishës nuk erdhën nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut.
Mes njerëzve të cilët uji u ka vërshuar në banesat e tyre, kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt ministren e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku për përmbytje te qëllimshme.
BERISHA: Nga mbrëmë deri pak më parë kanë derdhur nga porta e Zadejës, 2000 metër kub , 1 mijë e 3 apo 400 në turbinë, ndaj është bërë kjo përmbytje me të paktën 3 mijë e 800 metër kub shkarkime të gjitha kriminale sepse ishin të parandalueshme. Hapen portat pa njoftuar , tamam hajdutët që veprojnë në errësirë, se nuk e ndërpresin importin dhe duhet të derdhin ujërat. Belinda Balluku e ka mendjen të shfrytëzojë energjinë për të vjedhur. Ndërkohë që importonin energji, e kishin bllokuar prodhimin e energjisë, tani del e thotë se e bëra që të shtojmë rezervat. Por ku i pate sytë ti kur të dhënat dëshmojnë se do kishe reshje të jashtëzakonshme, i kishte sytë te paratë që do vidhnin sepse kanë prokuruar për të importuar nga datat 14 gjeri më datën 20 nëntor 10 milion euro energji elektronike nga të cilat së paku 5 milion I fusin në xhep, ndaj dhe sot janë mbi 2. 500 hektarë të mbytura, në të gjithë territorin e Shkodrës.
Sali Berisha denoncoi shitjen e energjisë nga shtetit shqiptar më lirë nga se e blen.
BERISHA: Kjo ishte e parashikueshme dhe e ndalueshme nëse do prodhohej energji dhe do ulej niveli Komanit dhe Vaut të Dejës, dhe energji s’kishte nevojë të blihej , tani po shesin energji me çmim katër herë më të ulët se atë që po blejnë se i kanë kontratat. janë verbuar dhe tërbuar.
Pas raportimeve që mori edhe nga kryebashkiaku i tij , Berisha doli ne konkluzionin se situata me te cilët përballen sot shkodranët është krim në bashkëpunim, pasi Korporata Elektronenergjetike nuk njoftoi asnjë zyrtar lokal për pasojat katastrofale që do kishin nga shkarkimi i ujit.
Top Channel