Reshjet e dendura në kryeqytet, Veliaj falënderon punëtorët e qytetit për përballimin e situatës: Për çdo emergjencë telefononi 112

21/11/2022 12:07

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë punuar gjatë këtyre dy ditëve për normalizimin e situatës si pasojë e shirave të dendur dhe stuhisë që ka përfshirë kryeqytetin këto dy ditë.

Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin e emergjencës.

“Faleminderit kolegëve të Emergjencave Civile, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Punëtorët e Qytetit dhe Policia Bashkiake për ndërhyrjen e menjëhershme ditën e djeshme pas stuhisë dhe shirave që pushtuan qytetin.

Ju lutem le të tregojmë kujdes dhe për çdo emergjencë telefononi 112”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA