Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin
Policia italiane ka arrestuar dje një anëtar të dyshuar të mafias për vrasjet e dy prostitutave të supozuara kineze dhe të një transgjinoreje kolumbiane, pas një alarmi për vrases serial në kryeqytetin Romë.
Dy gratë kineze ishin gjetur në apartamentin e tyre në zonën e pasur të Prati mëngjesin e të enjtes ndërsa amerikano-jugorja ishte gjetur e vdekur në të njëjtën zonë disa orë më vonë.
Të treja viktimat ishin vrarë me thikë, sipas mediave vendase.
Rrjeti vendas Il Corriere della Sera shkruante se pamjet e kamerave të sigurisë kishin ndihmuar policinë të identifikonte 51-vjeçarin Giandavide De Pau, i cili është ndjekur më parë penalisht për sulme seksuale dhe trafiqe ilegale.
I dyshuari raportohet si anëtar i klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, që po kryen aktualisht dënim të përjetshëm për krimet e bëra.
De Pau besohet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Senese, duke vepruar si shofer dhe krahu i tij i djathtë.
Në vitin 2008 e 2011 i dyshuar i ka kaluar disa kohë dhe në një spital psikiatrik.
Nuk dihet ende nëse i dyshuari po vepronte për llogari të mafias apo i vetëm, mundësisht nën efektin e drogave, të cilat u gjetën në banesat e të afërmve të tij ku ai kishte shkuar për të kërkuar strehim, shkruante Il Corriere della Sera.
Trupi i një prej viktimave kineze ishte gjetur i zhveshur në shkallët e pallatit, teksa raportohet se 40-vjecarja e ndjerë kishte pësuar plagë thike në kokë e në bark.
Kur policia hyri në apartament, ata gjetën trupin e gruas së dytë kineze.
Top Channel