Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, çifti i të verbërve shpëtohet nga komshinjtë

21/11/2022 21:00

Një banesë në fshatin Kuç të Zi në Korçë është përfshirë nga flakët.

Brenda kanë qenë çifti i bashkëshortëve të cilët janë të verbër, dhe fatmirësisht janë shpëtuar nga komshinjtë.

Kanë qenë këta të fundit që kanë parë flakët sipër çatisë duke shkuar menjëherë pranë banesës, dhe po ashtu kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.

Ende po punohet për shuarjen e flakëve, nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Ardian Dyli, kryefamiljari, banesa e djegur totalisht, dëmet e shumta materiale.

Top Channel