Në zemër të New York-ut në sallën madhështore të “Capitale” u zhvillua mbrëmjen e djeshme eventi special i çmimeve “Nëntori Shqiptar në New York” i organizuar për të dytën herë nga Eduard Deda.
Kelvi Kadilli rrëmbeu vëmendjen këtë herë. Prezantuesi i njohur u nderua me çmimin e ekselencës si “Tv Host”.
Pasi publikoi momentet nga marrja e çmimit dhe ecjen në tapetin e kuq, Kadilli u shpreh:
“Nëntori Shqiptar në New York” ishte flakë mbrëmjen e djeshme! Faleminderit Eduard Deda dhe të gjithë të tjerëve të cilët menduan se unë e meritoj një çmim ekselence në zemër të qytetit tim të preferuar! Jam i nderuar dhe i prekur! Shpresoj të zhvillohen më shumë evente të tilla në mënyre që të marr më shumë çmime!”
Në këtë mbrëmje ndër të ftuar specialë u vu re pjesëmarrja e Manjola Nallbanit, Ledina Çelos dhe shumë artistë dhe njerëz të biznesit të afirmuar tashmë prej vitesh në New York.
Ajo që spikati ishte pjesëmarrja e kryebashkiakut të New York-ut, zotit Eric Adams i cili në fjalimin e tij shprehu mirënjohjen dhe simpatinë për popullin shqiptar.
View this post on Instagram
Top Channel