Pamje/ Bombardimet në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, shkatërrohet një pjesë e infrastrukturës

20/11/2022 22:56

Pushtuesit rusë kanë bërë provokime të tjera dhe kanë granatuar territorin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Sipas videos së publikuar në kanalin Telegram Enerhodar-info, tregohen pasojat e granatimeve të cilat kanë lënë shenja të dukshme në vend.

“Edhe një herë, pushtuesit organizuan provokime në ZNPP. Gjatë granatimeve, predhat goditën një pishinë që ftohte reaktorët, si dhe një strukturë të thatë magazinimi për karburantin bërthamor të harxhuar”, thuhet në postim.

Në fillim të 20 nëntorit, për shkak të granatimeve ruse, u regjistruan të paktën 12 goditje në infrastrukturën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Ndryshe, centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus, u trondit nga bombardimet të dielën, duke shkaktuar dënimin nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, i cili tha se sulme të tilla rrezikonin një fatkeqësi të madhe bërthamore.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës përpara pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA