Ky është momenti i kapur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në Lezhë kur ka marrë flakë makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Brixhilda Deda, duket teksa flakët e mëdha kanë përfshirë zonën, ndërsa policia dhe zjarrfikësit nuk duken ende.

Automjeti tip Benz ndodhej i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së biznesmenit, ku edhe u përfshi nga flakët.

Vetë 56-vjeçari ka deklaruar për mediat se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa dyshon se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme,

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA