Tmerr në shfaqjen ajrore në Dallas pas përplasjes dhe shpërthimit të dy avionëve të epokës së Luftës (video)

19/11/2022 18:52

Dy avionë të epokës së Luftës II Botërore janë përplasur dje në ajër dhe më pas rrëzuar gjatë një shfaqjeje ajrore përkujtimore në SHBA, duke lënë gjashtë njerëz të vdekur.

Pamjet tragjike të regjistruara në kamera tregonin avionët që goditën njëri-tjetrin në lartësi të ulët, due ndarë në gjysmë avionin më të madh e duke rënë më pas një top gjigant zjarri.

Një prej avionëve ishte tipi Boeing B-17 dhe po kryenin një fluturim përkujtimor në një bazë pranë shtetit të Dallas.

Zjarrfikësit thanë se nuk kishte të plagosur mes njerëzve në tokë.

“Mjekët ligjorë të Dallas thanë se kishte gjashtë viktima nga incidenti në shfaqjen ajrore”, tha gjykatësi Clay Jenkins.

Shoqata e pilotëve veteranë tha se dy anëtarë të saj Terry Barker e Len Root – ishin mes të vrarëve

Rreth 4,000 deri në 6,000 ishin mbledhur për të shikuar shfaqjen Wings Over Dallas Airshow teksa një prej tyre tha për BBC se në momentin e tragjedisë “nuk kishte parë kurrë një turmë më të heshtur”.

Kryebashkiaku i Dallas, Eric Johnson e quante ngjarjen, një “tragjedi e tmerrshme”.

“Pamjet të thyejnë zemrën. Le të lutemi për shpirtrat që ishin në qiell për të zbavitur dhe edukuar familjet tona”.

Avioni B-17 ka zakonisht një ekuipazh prej pesë vetësh, ndërsa më i vogli P-63 ka vetëm një pilot, tha Hank Coates, një prej organizatorëve të eventit.

FOTO GALERI
2/4
Shoqata e pilotëve veteranë tha se dy anëtarë të saj Terry Barker e Len Root – ishin mes të vrarëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA