Një shpërthim i dyshuar gazi ka lënë sot të paktën nëntë njerëz të vdekur në një ndërtesë rezidenciale në zonën verilindore ruse Sakalin.
Autoritetet vendase thanë se shpërthimi ndodhi në një banesën me tulla të ndërtuar në vitet 1980-të në fshatin Timovskoie, sipas agjencisë TASS.
“Nëntë njerëz janë vrarë duke përfshirë katër të mitur,” tha guvernatori lokal Valeri Limarenko duke shtuar se disa kate janë shembur dhe sinjalizimet tregojnë për një rrjedhje gazi.
Në imazhet e transmetuara në televizion shihej ndërtesa e bardhë me ballkone kafe që ishte shembur pjesërisht nga shpërthimi.
Ministria e emergjencave tha se rreth 60 punonjës të grupeve të shpëtimit ishin dislokuar në vendngjarje për të ndihmuar të prekurit.
Top Channel