26/12 22:29
Një tubacion gazi ka shpërthyer jashtë Shën Petersburgut në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të shihej për kilometra të tëra.
Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, shpërthimi u shkaktua nga një problem i tubacionit dhe askush nuk u lëndua.
Guvernatori i rajonit Alexander Drozdenko shkroi në Telegram se presioni në linjë është ulur dhe termocentrali aty pranë është kaluar në naftë për të siguruar furnizim të pandërprerë me ngrohje.
E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e një shpërthimi gjatë ditës së sotme, ku mbetën të vrarë nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, pas një shpërthim gazi në ishullin lindor të Rusisë Sakhalin.
Top Channel