Robert Lewandowski donte të bënte të qartë në konferencën për shtyp që dha këtë të premte me skuadrën polake se gjesti që bëri në “El Sadar” kur mori karton të kuq “nuk ishte drejtuar nga arbitri, por nga pankina” .
I pyetur më tej nga një gazetar argjentinas, për një problem të supozuar me Leo Messin dhe nëse ai do të përpiqej të fliste me argjentinasin kur të përballeshin me ekipet e tyre në Katar për të sqaruar situatën, polaku theksoi se kurrë nuk ka pasur probleme me yllin e PSG-së.
“Ti the se Messi kishte thënë se e meritoje Topin e Artë të vitit 2021, por më pas ai nuk të votoi si më të mirin”, -ishte pyetja e gazetarit, të cilës Lewa iu përgjigj: “ndoshta keni lexuar në Instagram se dikush e ka thënë këtë, por unë jo, sigurisht.”
Sa i përket marrëdhënies me Messin, sulmuesi i Barçës ishte i prerë: “Gjithçka është në rregull mes meje dhe Messit, ne nuk kemi pasur kurrë ndonjë problem, nuk e kuptoj pyetjen tuaj”.
Argjentina dhe Polonia do të luajnë të mërkurën, më 30 nëntor në ditën e tretë dhe të fundit të Grupit C.
Top Channel