Piloti shpëton mrekullisht pasi ul avionin me kokë poshtë në plazhin në Florida (video-fotot)

19/11/2022 16:10

Një pilot avioni i të cilit mbeti me kokë poshtë në një plazh në Florida të SHBA, pas një uljeje të detyruar, arriti të shpëtonte pa plagë serioze.

Dëshmitarët u habitën kur burri në timonin e avionit doli prej tij i palënduar.

Joseph Cook ishte duke ecur në plazhin e ishullit Anastasia Island me detektorin e tij të metaleve, kur dëgjoi zhurmën e përplasjes.

Ai po filmonte pamjet teksa afrohej drejt avionit duke thërritur për ndihmë.

Por megjithëse avioni pësoi disa dëmtime piloti u lagua i palënduar. Duke kujtuar momentin kur ndodhi ngjarja, Joseph tha: “Dëgjova që mjeti goditi ujin, ktheva kokën deh pashë që ishte kthyer përmbys”.

“Për fat ai nuk u ul në plazh ku kishte njerëz, dhe gjithçka përfundoi më mire nga sa mund të kishte shkuar. Në fund ata e tërhoqën avionin me traktor”.

FOTO GALERI
1/2
Një pilot avioni i të cilit mbeti me kokë poshtë në një plazh në Florida të SHBA, pas një uljeje të detyruar

Top Channel