Moti i keq/ Ndalohet në Vlorë lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

19/11/2022 22:05

Mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit janë ndaluar të lundrojnë në Gjirin e Vlorës për shkak të motit të keq.

Ky njoftim është edhe për tre ditët e ardhshme, ku parashikohet që vendi të përfshihet nga moti i keq.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 22 nëntor.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 19-20-21-22 nëntor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 nëntor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. 

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUAR DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22 nëntor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00”, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA