
23/02 22:38
Juventus është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe italianët kërkojnë të ndërhyjnë në merkato që në muajin janar.
Për momentin, në tavolinën e drejtuesve torinez janë emrat e Thomas Meunier të Borussia Dortmundit dhe Emil Holm, i cili luan te Spezia.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur kontaktet e para me mbrojtësin belg dhe ka një avantazh, pasi siç raportojnë mediet italiane, Munier është i hapur për një transferim të tillë.
Natyrisht, Holm mbetet një opsion, por gjithmonë, nëse operacioni Meunier dështon.
Top Channel