Xhaçka paditet në Kushtetuese/ “Ministrja shkeli Kushtetutën, përfitoi pasuri publike nëpërmjet bashkëshortit”

18/11/2022 15:00

Edhe pse ishte e pranishme në sallën e Parlamentit kur u vendos për fatin e mandatit të saj, Olta Xhaçka  preferoi të mos  votonte për veten, duke shmangur në këtë mënyrë  konfliktin e interesit.

Por, një akt të tillë demokratët e prisnin kur bashkëshorti i ministres, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik i një hoteli me pesë yje në brigjet e jugut.

Krah shefes të politikës së Jashtme herë pas herë u shfaq edhe Kryeministri, traditë e vjetër e Edi Ramës  sa herë ministrat e tij vihen nën shënjestër.

73 kartonët e mazhorancës bashkë me atë të Kryeministrit  u benë mburojë që kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit  të Olta Xhaçkës  të rrëzohej.

Por,  pa u tharë mirë boja e vendimit demokratët me dy padi të  ndryshme edhe pse me thelb të njëjtë iu drejtuan gjykatës për të rrëzuar vendimin e Parlamentit

Bardhi: Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Evropën e Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzon dhe statusin e investitorit strategjik.

 Shehaj: Me këtë votim të turpshëm, maxhoranca e shndërroi Parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

Në të shkuarën Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendime të ndryshme për rastet që lidhen me papajtueshmërinë e mandatit. Rasti i ish deputetes Valentina Leskaj  mund të konsiderohet i përafërt, por jo i ngjashëm  me ministren Xhaçka.

Zonja Leskaj u vu në vështirësi nga djemtë, qe kishin kurorat e tyre familjare, por një gjë e tille nuk mund të thuhet në rastin e  Xhaçkës dhe Agaçit që ndajnë të njëjtën çati.

Top Channel