Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz fillojnë të sëmuren.
Edhe pse ftohja është më shumë diçka e bezdisshme sesa serioze, kur jetoni në mes të një pandemie, gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni të jeni sa më i shëndetshëm.
Kjo fillon nga kuzhina juaj.
Një regjim ushqimor që bazohet në konsumimin e ushqimeve me aciditet të ulët dhe me bazë bimore alkaline do t’ju ndihmojnë të fitoni energji, të humbni peshë dhe të ulni nivelet e inflamacionit në trupin tuaj.
Për t’ju ndihmuar, AgroWeb.org ju sjell një listë të plotë të llojeve më të mira të ushqimeve që ju ndihmojnë të parandaloni ftohjen.
Ushqimet e pasura me vitaminë A:
Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve.
Burime të shkëlqyera të vitaminës A janë ushqimet si patatet e ëmbla, karotat dhe kungujt.
Gjithashtu edhe perimet si spinaqi dhe brokoli përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A.
Brokoli:
Brokoli është i pasur me lënde ushqyese, veçanërisht sulforafan dhe izotiocianat, dy përbërje që kanë demonstruar veti anti-kanceroze dhe që forcojnë imunitetin.
Gjithashtu brokoli përmban antioksidantë, të tillë si glukorafanina, që ndihmojnë trupin për të luftuar sëmundjet.
Ushqimet e pasura me vitaminë C:
Vitamina C shërben si një antioksidant dhe stimulon prodhimin e qelizave imune.
Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë të vitaminës C janë specat, brokolit, agrumet dhe manaferrat.
Ushqimet e pasura me vitaminë D:
Vitamina D ka një rol të rëndësishëm në funksionin imunitar, por mungesa e saj është shumë e zakonshme.
Për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave tuaja për vitaminë D, konsumoni produktet e peshkut si salmoni dhe peshku ton.
Selinoja:
Duke qenë se selinoja përmban kryesisht ujë është tepër hidratues.
Megjithatë ajo përmban minerale dhe shumë fibra të tretshme e të patretshme, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e acideve dhe toksinave.
Gjithashtu selinoja përmban anti-inflamatorë, që ndihmojnë duke zvogëluar rrezikun e prekjes nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.
Ushqimet e pasura me vitaminë E:
Vitamina E është një tjetër antioksidant, që ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar.
Arrat, farat dhe vajrat si ai i bajames, lajthitsë, vaji i lulediellit dhe farat e lulediellit sigurojnë një sasi të mirë të vitaminës E.
Avokado:
Avokadot kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A,C dhe E.
Këto vitamina shërbejnë gjithashtu si antioksidantë, që forcojnë dhe mbrojnë imunitetin tuaj.
Ushqimet e pasura me zink:
Zinku është një mineral i nevojshëm për zhvillimin dhe funksionimin e qelizave imune.
Nëse jeni një adhurues i ushqimeve të detit, jeni me fat sepse gocat e detit përmbajnë më shumë zink se çdo ushqim tjetër.
Gaforrja dhe karavidhet janë gjithashtu burime të mira të zinkut./AgroWeb
Top Channel