Marcus Thuram siguroi në “limite” grumbullimin në Botërorin e Katarit me Francën.
Didier Deschamps kishte ftuar 25 lojtarë në fillim, ndërkohë që në momentet e fundit vendosi të aktivizonte edhe biletën e fundit, që shkoi për sulmuesin e M’Gladbach.
25-vjeçari ndodhet në formë shumë të mirë sportive dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 10 gola në Bundesliga dhe tre të tjerë të realizuar në Kupën e Gjermanisë. Për lojtarin e lindur në Parma, interesohen prej kohësh Juventusi dhe Interi.
Garës për shërbimet e sulmuesit potent i është bashkuar edhe Bayer Munchen, klub që nuk njeh rivalë kur bëhet fjalë për të siguruar ndonjë lojtar që luan në Bundesliga. Thuram ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach.
Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë prej tij në merkaton e dimrit për një shumë që sillet rreth 10 milionë euro, në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero në fundin e sezonit në verë./ Super Sport
Top Channel