Rreth 140 vjet pasi pëllumbi-fazan me qafë të zezë u pa për herë të fundit nga shkencëtarët, studiuesit kanë rizbuluar zogun e rrallë.
Pas një muaji kërkimi, një ekip kapi pamjet e specieve thellë në pyllin e një ishulli të vogël pranë Papua Guinesë së Re.
“Ndihej si të gjeje një njëbrirësh”, tha bashkëdrejtuesi i ekspeditës.
Anëtarët e ekipit kishin tentuar të gjenin më parë pëllumbin e madh që banonte në tokë.
Një vendas raportoi se e kishte parë disa herë pëllumbin fazan në një zonë me kreshta dhe lugina të pjerrëta dhe përshkroi se kishte dëgjuar thirrjet dalluese të zogut. Imazhet që ata kapën janë hera e parë që zogu i humbur prej kohësh është dokumentuar nga shkencëtarët që nga viti 1882.
Dihet shumë pak për speciet, por shkencëtarët besojnë se popullsia në ishullin Fergusson është shumë e vogël dhe në rënie. Por ekipi shpreson se informacioni që ata kanë mbledhur mund të përdoret për të ndihmuar në mbrojtjen e zogjve që kanë mbetur.
Top Channel