Një ilaç imunoterapie i provuar se vonon zhvillimin e diabetit të tipit 1, është miratuar nga rregullatorët në SHBA.

Ekspertët thonë se teplizumab shënon një epokë të re në trajtim, duke trajtuar shkakun rrënjësor të gjendjes për herë të parë, dhe jo vetëm simptomat. Ai funksionon duke riprogramuar sistemin imunitar për të ndaluar sulmin e gabuar të qelizave pankreatike që prodhojnë insulinë.

Miratimi i këtij ilaçi mund përhapet edhe në vende të tjera, sipas BBC.

Rreth 8.7 milionë njerëz kanë diabet të tipit 1 në mbarë botën. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo gjendje prek 400,000 njerëz, duke përfshirë më shumë se 29,000 fëmijë.

Vetëm në Shqipëri ka 4 mijë raste të reja çdo vit.

Në diabetin e tipit 1, sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat kryesore në pankreas që prodhojnë insulinë. Insulina është thelbësore, duke ndihmuar trupin të përdorë sheqerin për energji, dhe shumica e trajtimeve aktuale fokusohen tek njerëzit që kontrollojnë sheqerin në gjak dhe marrin insulin, me injeksion ose infuzion, çdo ditë.

Ekspertët thonë se kjo vonesë mund të jetë shumë domethënëse, veçanërisht për të rinjtë që nuk do të duhej të merrnin insulinë ditore ose të monitoronin aq intensivisht sheqernat e tyre për atë periudhë kohore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA