Burri që jeton prej 40 vitesh në mes të rrethrrotullimit, thotë se largohet vetëm ‘në arkivol’ (fotot)

18/11/2022 19:38

Një familje nga Uellsi që kanë jetuar prej më shumë se 40 vjetësh në mesin e një rrethrrotullimi, deklarojnë se fundmi se nuk merakosen as nga zhurma, as nga presioni i autoriteteve për të ndryshuar vendbanim.

64 vjeçari Clwyd Howatson dhe bashkëshortja Anwen, 60 vjeçe, jetojnë në shtëpinë e tyre një-katëshe në mesin e rrethrrotullimit të autostradës A525 në Denbighshire.

Pesë kryqëzime automobilistike gjenden pranë tyre në zonën piktoreske Vale of Clwyd në veri të Uellsit.

Howatson, murator dhe elektricist që vjen nga një familje e madhe me të afërm rreth zones se shtëpisë, ka jetuar gjithmonë këtu, edhe pse thotë se dërgesat ne adrese janë pak të vështira për t’u marrë.

Ata insistojnë se nuk kanë në plan të zhvendosen, teksa gruaja thotë me shaka: “Nuk e nxjerrin dot prej këtej, përveçse në një arkivol”.

Howatson thoshte sot për Daily Mail: “Kam 62 vjet që jetoj në këtë zonë, këtu ose aty, si më parë kur jetonim në anën tjetër të rrugës”.

“Ndodhin ndonjëherë aksidente dhe në fillim kur u ndërtua rruga shumë showered hynin në drejtimin e gabuar, por tani nuk ndodh më.”

“Na pëlqen pamja e maleve ketu dhe nuk kemi fqinjë me të cilët të ngatërrohemi”.

Ai shton se deri në fund të viteve 1960-të aty kishte dhe një hekurudhë por tani nuk është më. Tashmë shtëpia e tyre një-katëshe kalohet përditë nga mijëra shoferë. “Me zhurmën mësohesh, tani nuk i dëgjojmë më makinat. Gjithmonë pyetja e parë që bëjnë është si dalim nga rrethrrotullimi dhe nëse është i zhurmshëm, por ne nuk e kemi problem”.

Howatson, i cili është bërë tashme gjysh dhe mban një kalë e kotece pulash, thotë se i vetmi disavantazh është se kotecet i ka në anën tjetër të rrugës.

Ishin në fakt prindërit e tij David John e Eirian Howatson, që u vendosën fillimisht këtu, në mes të një toke ku dikur nuk kishte rrugë apo bypass.

Por në fund të viteve 1970-të atyre iu dorëzuan planet e ndërtimeve. Ata refuzuan të zhvendoseshin dhe rrjedhimishst rrethrrotullimi u ndërtua rreth shtëpisë së tyre.

Punimet u kompletuan në 1980 kur per fat te keq David John ndërroi jetë.

Tanimë ne vitin 2022, shtëpia mbetet përsëri në familjen Howatson dhe ka sjellë në jetë shtatë fëmijë e 12 nipër që e vizitojnë rregullisht.

FOTO GALERI
1/10
64 vjeçari Clwyd Howatson dhe bashkëshortja Anwen, 60 vjeçe, jetojnë në shtëpinë e tyre një-katëshe në mesin e rrethrrotullimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA