“Beteja ndaj monizmit”, Berisha: 6 dhjetori, rast historik që populli të ngrejë zërin para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europiane

18/11/2022 14:40

6 dhjetori, data kur në Tiranë pritet të mbahet samiti I radhës BE-Ballkani Perëndimor, opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës.

“Beteja e PD është betejë për ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. Nuk duhet të harrojmë se, kur të gjitha institucionet kontrollohet dhe përfundojnë në dorë të një partie është shteti monopartiak dhe diktaturë e një partie.

Protesta e 12 nëntorit duhet të vijohet me protesta të tjera, dhe data 6 dhjetor është një rast historik që populli të ngrejë zërin para përfaqësuesve më të lartë të demokracive europiane para botës me ketë axhendë, betejë kundër monozmit dhe ekzistencën e pluralizmit.” u shpreh Berisha.

Top Channel