“Balluku, nga më të korruptuarat”, akuza e Berishës për koncesionin e rrugës Lekaj-Fier dhe Skarpatet e Rrugës së Arbrit

18/11/2022 15:01

“Balluku një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.”

Shigjetat e sulmeve të  opozitës janë drejtuar drejt ministres së infrastrukturës , njëherësh zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën Sali Berisha  e akuzoi  për abuzim me fondet dhe favorizim të kompanive  të ndërtimit.

Ndërtohet rruga e Arbrit, pasi është trefishuar cmimi hapet tenderi për skarpatet, sa do thoni ju 20 mln euro. Hap Ballukja tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka të gjitha. Bashkë dhe në aksin Kardhiq-Delvinë, vendimet e Ballukut  kushtojnë  60-80 mln euro me shkeljen e ligjeve.”

Aksioni i opozitës  sot kishte në fokus  denoncimin e rrugëve të florinjta që për Sali Berishën  janë akuza më e rëndë  që rëndojnë  mbi supet e zëvendeses së Edi Ramës në Qeveri. Rasti me fragrant për drejtuesin e  partisë demokratike  është aksi rrugor Lekaj-Fier.

 “Merrni rastin e fundit për Lekaj Fier – 46 km, hap tenderin me 340 mln euro , 7 mln euro km, kur ndërtimi I autodrastës nga e para kushton maksimumi 3 mln euro. it. Duhet të vjedhim me një krye ligj Fushën, konsorciumi me në krye ligj Fushën, ca ta quajmë një rrugë me 7 mln euro kilometrik.”

Banorët e Bërxullës  janë ngritur në protesta  kunder kompanisë Gener 2 qe  po i rrezikon banesat. Sali Berisha  është venë  në akuzë publike për  opozitë selektive për shkak të njohjes së tij me koncensionarin  e rurgës Kashar-Thumanë, por ai pretendon të kundertën.

“Nuk ka lidhje kjo gjë, kanë mbështetjen e opozitës në protestën e tyre.”

Paralelisht me denoncimet Sali Berisha ka në plan të zbresë sërish në shesh, protesta e radhës kërkoi që të mbahet me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do  mbahet samiti i liderve të Ballkanit.

Top Channel