ARRSH, 20 mln euro Rrugës së Arbrit. Paratë për të riparuar dhe skarpatet e rrugës që po ndërtohet me koncesion

18/11/2022 15:17
Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin. Rruga Arbrit parashikohet qe perfundimisht te mbyllet ne pranvere te vitit 2022 dhe eshte e gjate 75 km. /r/n/r/nMurrizi Tunnel in Arbri Street, photographed at the opening ceremony of Arbri Street. This road axis will be the shortest road connecting Tirana with Dibra, as well as with the Northern Macedonia, Dibra, Tetovo and Skopje. Arbri Road is expected to be finally finished in the spring of 2022 and is 75 km long.

Rruga e Arbrit kërkon fonde të tjera shtesë nga buxheti i shtetit.

Edhe pse janë projektuar për tu dhënë 40.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rrugën, ajo ende nuk është tërësisht e hapur. Buxheti i Shtetit akordoi fonde shtesë  rreth 20 milionë euro pas dështimit me tunelin e Murrizit ku pas kryerjes së mbi 60% të punimeve, formacioni gjeologjik rezultoi i paqëndrueshëm, duke bërë që kompania të gërmonte në një vend tjetër.

Tashmë formacionet gjeologjike duket se kanë hapur probleme të tjera në rrugën e Arbrit, pikërisht me skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë. Koncesionari në kontratën me shtetin nuk e ka përfshirë rivitalizimin dhe sistemin e skarpateve.

Kjo ka detyruar që ARRSH të gjejë një zgjidhje tjetër duke hapur katër tendera, pasi Autoriteti  i Rrugëve shprehet se këto formacione gjeologjike kërkojnë zgjidhje teknologjike të reja, të cilat kontrata e mirëmbajtjes me koncesionarin nuk i përmban.

Kështu dy tendera janë për zbatim projekti dhe dy të tjera për projektim dhe supervizion. Rreth 20 milionë euro shtesë do akordohen për këto sistemime të reja. Këto tendera përveç se shtojnë kostot për Rrugën e Arbrit, tre prej tyre janë cilësuar edhe me flamuj të kuq, pasi janë s’kualifikuar të gjithë ofertuesit përveç fituesve.

Në njërën prej tenderave atë të “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”pjesmarrës ka qenë edhe vetë kompania koncesionare “Gjoka”, e cila është skualifikuar pasi është cilësuar si jo-kompetente për të kryer studime gjeologjike edhe pse është ndërtuesja e rrugës.

Afati për ndërtimin e rrugës u premtua nga qeveria të ishte me 20 prill 2022, por kjo është tejkaluar dhe pritet të zgjatet edhe më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA