Zhytësi i guximshëm ‘i tregon’ peshkaqenit protezën e këmbës së humbur nga sulmi i mëparshëm prej bishës (foto-video)

17/11/2022 19:10

Një zhytës guximtar shihej së fundmi që i tregonte një peshkaqeni ‘kokëçekiç’ me të cilin ishte miqësuar, protezën e këmbës së humbur në një sulm të mëparshëm nga e njëjta specie.

Në vitin 1997, fotografi dhe aktivisti botës detare Mike Coots, 43 vjeç, i mbijetoi një sulmi nga një peshkaqen tigër teksa notonte në Hawaii, çka bëri që ai të mbante protezë në këmbë për gjithë jetën.

Por megjithë plagët që i ndryshuan jetën, Coots është një aktivist entuziast dhe adhuron të rrijë me peshkaqenët.

Në një prej imazheve peshkaqeni i interesuar shihet si i afrohet këmbës së fotografit, i cili ia tregon në detaje.

Peshkaqeni në fjalë njihet si ‘Paches’ (Balashi), prej disa njollave në formë pikash që ka në barkun e tij.

Femra është 4.5 metra e gjatë dhe viziton shpesh zonën e plazhit Tiger Beach në Bahamas.

“Unë isha ulur në fund të detit kur Patches erdhi duke më shikuar”, tha Coots. “Kur vjen aq afër ti nis të njohësh karakterin e peshkaqenit”.

Peshkaqenët kokëçekiçë mudn të duken qesharakë prej kokës së tyre, por sërish mund të jenë nga speciet më të bukura në botë.

“Ti nis të ndjesh një çlirim e qetësi pasi prezenca e tyre është aq komanduese. Kjo të detyron të jesh i përulur dhe i relaksuar”, thotë fotografi.

Më tej ai tregon sesi peshkaqeni interesohej për këmbën e tij prej metali.

“E di që është ironike që po i tregoja këmbën time me protezë, që kam humbur pikërisht nga një sulm peshkaqeni”, thotë Coots.

“Por realiteti është se më i rrezikuar kur drejton makinën sesa nga një sulm peshkaqeni kur je në ujë”.

“Më pëlqen të shikoj më pas imazhet që kam marrë gjatë zhytjes, që më sjellin sërish në atë moment magjik, të shikon një peshkaqen nën ujë është e mrekullueshme”.

Coots humbi këmbën e tij në 1997, kur ishte 17-vjeç në gjirin e Kauai, teksa u zu në befasi nga peshkaqeni që i erdhi nga poshtë.

Teksa rikuperohej nga plagët e sulmit Coots — i lindur në Hawaii— krijoi pasionin e tij për fotografinë që më pas e ktheu në karrierë.

Ai punon tashmë për grupin mjedisor Pew Environment Group, që lobojnë për ndalimin e gjuetisë së peshkaqenëve.

FOTO GALERI
1/7
Një zhytës guximtar shihej së fundmi që i tregonte një peshkaqeni ‘kokëçekiç’ me të cilin ishte miqësuar, protezën e këmbës së humbur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA