Tre të dënuar përjetë për vrasjen e 298 pasagjerëve në avionin e Malaysia Airlines në 2014 mbi Ukrainë (fotot)

17/11/2022 17:31

Tre njerëz janë dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, për vrasjen e 298 pasagjerëve të avionit të linjave Malaysia Airlines gjatë trazirave të vitit 2014 në lindej të Ukrainës.

Gjykata e shkallës së parë e Hagës në Holandë vendosi se qytetarët rusë Igor Girkin, 51 vjeç, e Sergey Dubinsky, 60, si dhe ukrainasi Leonid Kharchenko, 50 vjeç, janë fajtorë për aktin dhe duhet të paguajnë 15 milionë dollarë kompensim.

Një tjetër qytetar rus, Oleg Pulatov, u shpall i pafajshëm ndaj akuzave.

Të dënuarit mbeten të gjithë në arrati, siç besohet në Rusi, nga ku nuk pritet të ekstradohen.

Prokurorët thanë se Girkin, ish-spiun i Rusisë që u bë ministër mbrojtjeje i republikës separatiste të Donetsk, kishte kontakte të rregullta me Rusinë.

Ndërsa Dubinsky, edhe ai i lidhur me inteligjencën ruse, shërbente si kreu i inteligjencës së separatistëve dhe se kishte dhënë disa urdhra në lidhje me raketën.

50 vjeçari Kharchenko, anëtar i njësive separatiste, kishte luajtur një rol të drejtpërdrejtë në transportimin e raketës.

Gjykata tha se avioni u rrëzua më 17 korrik 2014 nga një raketë e prodhimit rus, e lëshuar nga lindja e Ukrainës.

Gjykatësi Hendrik Steenhuis tha se provat e gjyqit dy-vjeçar tregojnë bindshëm se avioni tragjik Boeing 777 u rrëzua nga një raketë BUK e lëshuar nga rebelët pro-rusë.

Verdikti vjen më shumë se tetë vjet pasi avioni që fluturonte nga Amsterdam drejt Kuala Lumpur u shpërthye në qiell, duke vrarë të gjithë 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Shpërthimi ndodhi gjatë përplasjeve mes forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë, në kohën kur në Ukrainë po rrëzohej qeveria pro-ruse për t’i instaluar ajo pro-Perëndimore.

Gjykata përjashtoi mundësinë e “skenareve alternative” siç u sugjerua fillimisht nga Rusia që një avion Ukrainës është përgjegjës, shkruan britanikja TeSun.

Viktimat e ngjarjes tragjike ishin nga 10 vende të ndryshme, duke përfshirë 196 holandezë, 43 malajzianë e 38 australianë.

FOTO GALERI
3/4
Shpërthimi ndodhi gjatë përplasjeve mes forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë, në kohën kur në Ukrainë po rrëzohej qeveria pro-ruse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA