Për të katërtën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje.
Pas përplasjes u hoq kabina e mbledhjes së taksave që ishte vendosur nga firma një ditë më herët.
Banorët të cilët kanë dhe biznese në brendësi të parkut e cilësojnë taksën të paligjshme sepse sipas tyre vizitorët ditorë që hyjnë në Divjakë-Karavasta duhet të paguajnë edhe për shërbime të tjera dhe si pasojë kjo pagesë u dëmton edhe atyre aktivitetin.
Taksa u është vendosur nga Ministria e Mjedisit e cila kërkon që çdo person që përdor rrugën që hyn në park të paguajë. Kundër taksës ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe që akuzoi ministren e mjedisit për arrogancë.
Gjithçka lidhet me bashkinë e Divjakës e cila ka kundërshtuar vendosjen e taksës për kalimin e rrugës dhe reagimin ndaj zyrtarëve lokalë të Ministrisë së Mjedisit drejtuar nga Mirela Kumbaro.
Top Channel