Së fundmi kapsula Orion e NASA-s ka shkrepur një foto të Tokës, 9 orë pasi kishte nisur udhëtimin e saj për në Hënë.
Kjo është hera e parë që një anije kozmike që mund të mbajë njerëz në udhëtimin e saj e sheh këtë pamje që nga misioni i fundit në Hënë gati 50 vjet më parë gjatë misionit Apollo të vitit 1972.
Imazhi tregon planetin e rrumbullakët që ne e konsiderojmë shtëpi të mbushur me re të bardha rrotulluese dhe oqeane blu të rrethuar me errësirën e hapësirës, së bashku me pjesët e sistemit të manovrimit orbital dhe krahun e grupit diellor të bashkangjitur me Orionin.
Kapsula ishte gati 200,000 milje larg nga Hëna kur fotografoi selfie-n historike, por pritet të arrijë në satelitin natyror të Tokës rreth 22 nëntorit, kur do të arrije brenda 60 miljesh gjatë një fluturimi drejt orbitës së saj përfundimtare.
Rikujtojmë se ditën e djeshme sonda e re e NASA-s Artemis, nisi fluturimin për në Hënë, me tre manekinë në bord, duke i sjellë Shtetet e Bashkuara një hap më afër rikthimit të astronautëve në sipërfaqen hënore për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, 50 vjet më parë. Sonda e gjeneratës së ardhshme të NASA-s u nis herët në mëngjes për një udhëtim pa ekuipazh rreth hënës, gjysmë shekulli pas misionit të fundit hënor Apollo.
Top Channel