“Ndoshta nuk do të rikthehem kurrë në më të mirën time, por e sigurt është se do të bëj gjithçka për të shfaqur sërish versionin më të mirë”, ishin këto fjalët e Rafael Nadal pas disfatës së dytë ndaj Auger-Aliassime në turneun e Torinos.
Dhe, ndryshimi dukej në ndeshjen e tretë me 36-vjeçarin që mposhti në dy sete 7-5, 7-5, Casper Ruud. Rafa dukej në gjendje të mirë fizike dhe pavarësisht disa gabimeve përgjatë ndeshjes, në fund ia doli me sukses ndaj norvegjezit në një sfidë e cila zgjati për 1 orë e 44 minuta.
Por, pavarësisht triumfit, Nadal i jep fund rrugëtimit të tij në Torino pasi pësoi dy humbje, fillimisht ndaj Fritz dhe më pas ndaj Felix Auger-Aliassime ndërsa me siguri vëmendja e spanjollit zhvendoset te turneu i parë i rëndësishëm për vitin 2023 (në muajin janar), Australian Open.
Në këtë turne, Nadal mban statusin e kampionit në fuqi dhe do të ketë një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për ta mbrojtur./ Super Sport
Top Channel