Edinson Cavani u largua nga Manchester United në verën e kaluar, ofertat nuk i munguan, sulmuesi priti gjatë dhe nuk u nxitua, teksa në fund zgjodhi të vijonte karrierën te Valencia në La Liga.
“El Matador”, i cili në Katar 2022 do të luajë Botërorin e katërt dhe të fundit me Uruguain, i është rikthyer momentit të parë kur ritakoi Gennaro Gattuson, por tashmë si trajner.
“Kur e pashë Gattuson, reagimi i parë që më erdhi ishte të qeshja. Më kapi gazi instinktivisht, pasi m’u kujtuan duelet kundër njëri-tjetrit. Nuk harrohen shkëndijat, përplasjet dhe grindjet mes nesh.
Ne kemi të njëjtën mënyrë për të luajtur dhe kuptuar lojën. Befas u gjenda në zyrën e tij, e pashë, buzëqeshëm dhe u përqafuam. Ishte shumë bukur, një takim plot respekt për njëri-tjetrin.
Drejtuesit e Valencias bënë një zgjedhje të shkëlqyer duke i besuar stolin Gattusos. Ai është një tip që flet qartë, i thotë gjërat me korrektësi, është i sinqertë dhe besnik.
Ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme, por ia ka dalë të ruajë natyralitetin që e karakterizon. Rino ka shumë për t’i mësuar ekipit dhe të rinjve që kanë ambicie”, deklaroi goleadori 35-vjeçar./ Super Sport
Top Channel