
Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me debat mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Kjo ka sjellë ndërprerjen e seancës, pasi ish-kryeministrit Sali Berisha nuk iu dha fjala që kërkoi dhe bllokoi foltoren bashkë me deputetët mbështetës.
Nën kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj kërkoi pesë minuta pushim derisa situata të qetësohej.
Debati fillimisht u përqendrua në lidhje me përjashtim për 10 ditë të dy deputetëve, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka.
Deputetët demokratë kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tyre ai përdori një gjuhë fyese ndaj opozitës në seancën e mëparshme.
Më pas dy palët u përplasën për refuzimin e kërkesës së tyre për të pasur një debat me mocion për çështjen e ministres Olta Xhaçka.
Deputeti Flamur Noka kundërshtoi ashpër rendin e ditës në Kuvend lidhur me kohën e debatit që kanë deputetët për të debatuar për integrimin europian.
Kujtojmë se Deputetët Bujar Leskaj dhe Edi Paloka u përjashtuan 10 ditë nga pjesëmarrja në kuvend dhe komisione, pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në parlament.
Të enjten në parlament ndodhi një incident mes dy deputetëve të Partisë Demokratike të cilët u përplasën verbalisht me kryeministrin.
Top Channel